-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëlloi drejt policisë! Ky është hajduti që u ekzekutua nga policia

Kryesoret

Një i vrarë, dy policë të plagosur dhe shtatë të arrestuar është bilanci total nga grabitja e një argjendarie në Suharekë që ndodhi javën e kaluar, ka konfirmuar sot Policia e Kosovës.

Policia ka zhvilluar një operacion gjatë ditës së sotme ku ka mbetur i vrarë një nga personat që dyshohet se mori pjesë në grabitjen e një argjendarie në Suharekë, Dukagjin Gashi. Sipas policisë, fillimisht viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një polic që është jashtë rrezikut për jetën. Policia është detyruar të vetëmbrohet.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij aksioni, janë arrestuar edhe katër të dyshuar, duke e çuar numrin total të të arrestuarve në shtatë. Vëllai i të vrarit është arratisur, Korabit. Gjatë grabitjes në Suharekë të mërkurën e kaluar, kishte mbetur i plagosur një polic. Përveç në Prishtinë, Policia sot ka bastisur disa objekte në Fushë-Kosovë dhe Carralevë me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Përleshje dhe plumba me grabitësit! Një i vrarë, 2 policë të plagosur dhe 7 të arrestuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit