Tronditet Prishtina. Dy persona u vranë mbrëmjen e së mërkurës brenda pak orëve. Fillimisht një grua, që dyshohet se u qëllua për vdekje nga hajdutët dhe më pas një i moshuar që dyshohet se u qëllua me thikë nga dhëndri.
Gruaja e cila mbeti e vdekur nga të shtënat me armë zjarri është Liridona Murseli.
Në rastin e grabitjes, sipas mediave të Kosovës, viktima e identifikuar si Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur mbante detyrën e Presidentit të Kosovës.
Dyshohet se ajo u vra me armë zjarri nga hajdutët, të cilët u zunë priten teksa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë. Viktima është nënë e dy fëmijëve.
Në rastin e dytë 52-vjeçari Ali Kosova dyshohet se u vra pasi u godit me thikë nga dhëndri i tij.