-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1.2 milionë Euro dëm/ Ish-sekretari i Financave në gjyq, shpëton drejtori juridik

Kryesoret

Nis gjyqi kundër ish-sekretarit të Ministrisë së Financave dhe dy personave të tjerë që akuzohen se i shkakun shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.

Gjykata pranoi kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe përfituesin e pronës Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua.

Ndërkohë, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe vetë të pandehurit drejtorit juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha për pushimin e çështjes. Gjokutaj është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje.

Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj Ilir Thanës i cili akuzohet për mashtrim, ndërsa për zyrtarët e ministrisë u hetuan lidhur veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit në shifrën e 1.2 milionë eurove.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit