-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar, çfarë pritet të ndodhë…

Kryesoret

Ditën e sotme grupi i deputetëve të ish-kryeministrit Sali Berisha do të mbledhin Kuvendin Kombëtar.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe do të fillojë në orën 11:00.

Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë, po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit.

Sot në Kuvendin Kombëtar, Berisha do të kërkojë votëbesimin e demokratëve, ndërkohë që nuk pritet të ketë surpriza në votim, duke konfirmuar sërish Berishën në krye.

Megjithatë në këtë takim nuk do të marrin pjesë 15-të deputetët që mbështesin Gazmend Bardhin.

Edhe pse Berisha e ka bërë një tërheqje duke njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, ky i fundit nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike. “Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Pra, grupi është sot simbol i qëndresës së PD.

Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër. Kjo është e sigurt. Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit