Vrasja e Liridona Murselit (Ademajt) me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murselit, ka tronditur gjithë Kosovën dhe Shqipërinë.
Njëri nga vëllezërit e Liridonës, Leonard Ademaj ka folur për RTK-në, ku ka treguar fillimisht çka i ka thënë bashkëshorti i Liridonës, Naimi pasi ajo ishte vrarë. Një ditë pas vrasjes, Leonardi thotë se Naim Murseli nuk e hapte telefonin.
Dyshimet e tjera, sipas vëllait të së ndjerës, lindën kur Naim Murseli hezitonte ta shikonte trupin e gruas së tij.
Babi i Liridonës: Vajzën ma ka vrarë për t’i marrë paratë nga sigurimi
“Edhe Naimin e kem marrë edhe shkuam me pa. Po tha mundësinë me pa Liriodnën veç nëse keni probleme shëndetësore mos e këqyrni. Thash jo more unë jam rritë me të, dua me pa. Ai nuk dëshironte me hi me pa. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i mixhës ec Naim se s’bon kështu ke jetu 13 vjet me të,” theksoi ai.
“Kur shkova në mjekësin Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin. Por, jo arin tha e ke këtu,” vazhdon rrëfimin për RTK-në, Leonardi.
Por, cilat mund të jenë motivet e këtij akti mizor?
“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit,“ shpreh dyshimin e tij, Leonardi.
“Naimi na ka prerë në besë”, babai i Liridonës: Ja si ma vranë vajzën…
Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë.
Leonardi tregon se çfarë i kishin thënë fëmijët në momentin e vrasjes së inskenuar përmes grabitësve.
Mamin e harruam në veturë, i kishin thënë fëmijët, dajës së tyre.
“Atë ditë ka ndodhur krejt rasti. Djali e kish pas shtrënguar dorën shumë. Kur jam shkuar në polici mu ka ofruar më ka përqaf, dajë tha hajni mi ka lyp paret po unë s’ia kom dhënë e ka qel dorën i kish pas paret aty,“ rrëfen ai.