-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Myslim Pashaj: Toka është e sheshtë dhe Rama do bëhet komandant i NATO-s

Kryesoret

Bashkёsia shqiptare dhe pak mё tej u habit duke e mbajtur frymёn e nderё ndaj trajtesёs sё Alfred Çakos, mbi pozicionimin e Planetit tonё nё sistemin diellor, Tokёs, formёs dhe lёvizjes sё saj.

Ai deklaroi me qetёsi se “TOKA ЁSHTЁ E SHESHTЁ”

Alfredi ёshtё njё kёrkues pёrfytyrimesh, tё ngasura me opinione, teori konspiracioni tё njohura edhe tё trajtuara, me pёrfshirje parashikimesh e hulumtimesh nё fusha tё ndryshme tё dijes pёr Universin. Po ajo qё ai deklaroi ditё mё parё se “Toka ёshtё e sheshtё!”  do tё duhet tё dritёsohet pёr shikuesit e shumtё tё breznive, mbasi njё thёnie e tillё sot, nё botёnjohjen tonё ёshtё e shpjeguar, pёrgjatё shekujve, pёrmes sakrificash tё mёdha njerёzore.

Breznitё, qё e studjojnё Planetin, po arrijnё tё menaxhojnё kёrkime shumё tё thella kurse ne, ndёr emisione TV, u themi njё thagmё.

Toka duket sikur ёshtё e sheshtё. Kjo nuk ёshtё e vёrtetё.

Vet Çako, e njeh rrotullimin e Tokёs rreth Diellit, rrugëtimin që ajo bën në orbitën e saj qiellore, brenda sistemit diellor. Perveç rrotullimit rreth Diellit, qё ёshtё nё qendёr dhe qё nuk lёviz, ajo rrotullohet edhe rreth vetes cdo 24 orё.

Toka ёshtё e rrumbullakёt, por edhe e shtypur nё tё dy polet. Po ashtu zgjatja e ditës dhe natës, me Diellin nё qender shpjegon ndёrrimin e stinëve. Etj, etj…

Pra, duhet gjetur njё mёnyrё tjetёr nё emisione qё ndiqen aq me kёrshёri.

Po ka edhe çudira tё tjera. Nga njё Iluminat qё drejton e qeveris shtetet dhe regjimet, gjer tek hamendja se Edi Rama, ёshtё parashikuar tё jetё drejtues i NATO-s. Pastaj Covidi dhe futja e “çip”-it nё sistemin nervor trunor, e te tjera e tё tjera qё tё bёjnё tё qeshёsh me pozicionin e thithjes prej shikuesit tё gjerё.

Duke bёrё kёtё shёnim, nuk kam si qёllim qё t’u mёsojё Gjeografinё dhe Astronominё. E bëj pёr t’u trokitur disi nё emisionet televizive, sepse çorjentimet botëkuptimore mezipriten tё shfrytёzohen nё hullitё e sotme dhe tё nesёrme zhvillimore. Jetojmë nё stade tё tilla kur dija e arritur, po prodhon konstrukte tё inteligjencёs artificiale me rrezikun qё mund tё mos komandohet dot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit