-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Liridonës, ja çfarë kërkojnë familjarët e burrit që urdhëroi aktin

Kryesoret

Ngjarja e rëndë në Kosovë ku Liridona Ademaj u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka tronditur mbarë opinionin publik.

Mësohet nga TV Klan se familjarët e Naim Musrelit shprehen se ndihen të irrituar dhe kërkojnë që autorët të marrin dënimin e merituar.

“Më herët ne ishim në familjen e Naim Murselit të cilët nuk kanë arritur të shkojnë në Suedi për shkak të procedurave ligjore. Qendra për Punën Sociale, psikologë dhe policia kanë qenë më herët në familjen Murseli meqë dy fëmijët ndodhen tek familja Murseli dhe qendra po merret me procedurat se ku do të qëndrojnë fëmijët dhe çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.

Të afërm të familjes thanë që ata ndodhen në Prishtinë duke u marrë me procedura. Pavarësisht dhimbjes, një familjar tha se pavarësisht se i djeg zemra ata duhet të marrin dënimin e merituar sepse nuk duhet ta privonin nga jeta një vajzë aq të re dhe aq të edukuara siç e përshkruante ajo.”

Ndër të tjera TV Klan raporton se sipas familjarëve të Liridonës ata shprehen se familja Murseli nuk kanë qenë në dijeni për problemet mes çiftit si dhe çështja e divorcit është zbuluar nga mediat përmes dokumenteve që kanë siguruar.

“Thanë që kanë qenë një familje e lumtur. Kanë qenë një familje e varfër para disa vitesh dhe kanë ikur në Suedi dhe pastaj kanë ardhur me pushime këtu dhe janë një familje shumë e pasur, por që nuk kanë pasur asnjëherë probleme dhe janë të befasuar me këtë veprim të Murselit. Nuk kanë vërejtur diçka që mund të mos ketë shkuar mirë çifti dhe këtë çështjen e divorcit e kanë nxjerrë mediat përmes dokumenteve që kanë siguruar.”/tvklan.al

Urdhëroi vrasjen e gruas, ja arsyeja që dyshohet të ketë “inspiruar” Naim Murselin

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit