-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Liridonës, kontrolle në shtëpi, brenda dhe 2 fëmijët e mitur

Kryesoret

Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Kosovës kanë shkuar gjatë ditës së sotme në banesën e Liridona Murselit, e cila u vra me armë zjarri me urdhër të bashkëshortit të saj teksa po kthehej në banesë brenda automjetit, ku udhëtonte bashkë më këtë të fundit, Naim Murseli dhe 2 djemtë e tyre të mitur.

Në banesën në fjalë, ku ka kanë mbërritur punonjësit e policisë dhe ata të Qëndrës për punë sociale, ndodhen dhe dy fëmijët e Naim Murselit dhe Liridonës së ndjerë.

Naim Murseli si i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së gruas së tij është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Arrestimi i tij ka ndodhur menjëherë pasi Liridona Murseli është varrosur në fshatin Cërmjan të Gjakovës, ceremoni ku ka marrë pjesë edhe vetë Naim Murseli.

“I vunë kamerat”! Eksperti te “5Pyetjet.al”: Si u zbulua burri që porositi vrasjen e gruas

Naum Murseli, i cili akuzohet se porositi ekzekutimin e saj, dyshohet se ideoi një skenar të denjë për filma për të eleminuar nënën e djemve të tij dhe për të dalë i “larë” nga ky krim i rëndë, por plani i tij gjati vetëm dy ditë, pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Museli.

Naim Murseli, këshilltari i Behgjet Pacollit, pas vrasjes së bashkëshortes, për të cilën dyshohet se i kishte premtuar 30 mijë euro bashkëfshatarit të tij, Granit Plava, deklaroi para hetuesve se ajo u ekzektua nga disa grabitës të armatosur që i kishin bërë pritë në rrugë.

Në versionin e dhënë për hetuesit, ai deklaroi se i tmerruar dhe i fikësuar kishte marrë dy fëmijët nga makina dhe ishte larguar. Por, sipas Naim Murseli, bashkëshortja e tij kishte mbetur në automjet dhe i kishte bërë rezistencë grabitësve, të cilët e qëlluan me armë.

Urdhëroi vrasjen e gruas, ja arsyeja që dyshohet të ketë “inspiruar” Naim Murselin

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit