Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Drizan Shala në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” zbardhi detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi në Prishtinë, ku burri, Naim Murseli porositi vrasjen e bashkëshortes, Liridona.
Por si u zbulua? Eksperti tha se çelësi i suksesit të policisë që zbardhi vrasjen ishin kamerat e sigurisë që u vendosën pranë shtëpisë së bashkëshortit që faktuan takimin me killerin që e pagoi 30 mijë Euro. 15 mijë Euro ia dha përpara dhe 15 kur të kryente krimin e rëndë.