Ka mbërritur në Shqipëri letra e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e udhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim.
Ajo është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian.
Ndërsa Shqipëria po përgatitej për hapin e dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia lajmëroi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Fredi Belerit.
Por, Athina u tërhoq duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim.
Pengesa tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore.
Të cilat janë sundimi i ligjit, dhe reforma në administratë.
Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final