Vanja Gjorçevska u rrëmbye mëngjesin e 27 nëntorit në hyrje të pallatit ku ajo banonte, pasi u nis për të shkuar në shkollë.
Të dyshuarit kanë pritur derisa ajo ka dalë nga banesa pasi kanë marrë informacion nga organizatori i rrëmbimit, Ljupço Palevski-Palço, e cili është në arrati.
Ishte pikërisht babai i viktimës, që dyshohet se i dha informacion biznesmenit në lidhje me oraret e vajzës së tij.
“Babai dorëzoi vajzën te rrëmbyesit”, ministri i Brendshëm i Maqedonisë: E bëri për para
Adoleshentes i lidhën këmbët dhe duart, dhe e futën në një thes. Më pas e futën në bagazhin e automjetit tip Citroen, që ishte i 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovskit, i cili u gjet i vdekur së bashku me adoleshenten.
U gjet i vdekur së bashku me 14-vjeçaren, ja pse dyshohet se u vra 74-vjeçari
“U konstatua se dy persona të cilët kanë qenë me ‘Citroen’ dhe pasi kanë marrë informacion një mbrëmje më parë se vajza do të jetë vetëm, e kanë marrë nga hyrja e pallatit, i kanë lidhur duart dhe këmbët, e kanë futur në një thes dhe më pas e kanë vendosur në bagazhin e Citroen. Ata janë larguar në drejtim të Shkupit ku edhe është gjetur e djegur makina,” tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Vrasja është kryer në fshatin Brazdë të Çuçer Sandevës. Vanja u vra rreth orës 10 të mëngjesit, gati 2 orë e gjysmë pas rrëmbimit.
Sipas dëshmive të autorëve të arrestuar gjërat dolën jashtë kontrollit sepse Vanya po kërkohej kudo, ndaj të dyshuarit vendosën ta vrisnin, pastaj të mendonin për paratë.
“Ne i dimë motivet, nga deklaratat e të dyshuarve. Paraprakisht, kur janë pajtuar, motivet kanë qenë paratë, të merren para nga nëna e vajzës. Procedura për zhvatje nuk është filluar,” tha Bubevski.
Mamaja shiti apartamentin, babai organizoi rrëmbimin për paratë, çfarë ndodhi me 14-vjeçaren