-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tym e flakadanë! Opozita “përmbys” Parlamentin, përjashtohet Noka

Kryesoret

Kaos, tym e flakadanë në Parlamentin e Shqipërisë. Opozita edhe këtë seancë e ka kthyer “përmbys” Kuvendin e Shqipërisë. Gjithçka nisi me tensione që në momentin e hyrjes së deputetëve të grupit të Sali Berishës në seancë.

Garda kishte bllokuar derën duke i kontrolluar. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën dhe përleshën me gardistët. Më pas u futën në sallë. Garda sërish dështoi.

Flakadanët u futën brenda nga opozita. Sapo nisi seanca i ndezën. Karriget i mblodhën në foltore. Salla u mbush nga tymi. Kryeministri nuk preferoi që të shkonte në seancë. Nuk munguan sharjet, ofendimet dhe kërcënimet.

Megjithatë Lindita Nikolla bëri sikur nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme duke vijuar normalisht seancën. Fjalën e morën disa deputetë të PS-së mes tymit dhe kaosit. “Me këto klithma mazhorancës i shtohen votat” tha Petro Koçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit