Seanca e sotme zgjati vetëm 12 minuta. Opozita ndezi flakadanët duke krijuar kaos. Lindita Nikolla përjashtoi Flamur Nokën dhe mbylli seancën.
“Mosbindja civile nuk njeh kufi. Janë mëkatarë. I thashë atij Sinës (Vullnet Sina) që është grabitqar i pasurive në Vlorë. Me një gurore ka detyruar që të largohen sa e sa familje.
Por ne nuk dekurajohemi nga Petro Koçër dhe këta deputetë skllevër. Ne do të vijojmë betejën tonë deri në ngritjen e komisioneve hetimore, hetimin e sarajeve të Surrelit.
Në Dubai takoi klanet e drogës dhe ortakun e vëllait të tij Olsi, Amant Josifi” tha Berisha.