Sërish Komiteti i Bernës i bën thirrje qeverisë shqiptare për mos ta ndërtuar aeroportin e Vlorës në zonën e mbrojtur të Vjosës/ Nartës. Kjo thirrje është bërë këtë të hënë.
Në takimin që patën në Strasburg , anëtarët shprehën shqetësimin e thellë lidhur me këtë situatë.
Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare deklaruan në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm dhe në raportin zyrtar se përcaktimi i ekosistemit Vjosa-Nartë si zonë e mbrojtur, ka qenë i gabuar.
Ata kanë pretenduar se zona përdorej si aeroport ushtarak dhe përcaktimi si zonë e mbrojtur ishte i paqëllimshëm, bëhet e ditur në një deklaratë të përbashkët të tre shoqatave ambientaliste. EcoAlbania, PPNEA, EuroNatur.