-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku pyet Bibën: Pse nuk flet për portin e Durrësit dhe aeroportin e Vlorës?

Kryesoret

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është diskutuar raporti i Autoritetit të Konkurrencës prezantuar nga Denar Biba. Pas përfundimit të prezantimit, deputetja e PD Jorida Tabaku ngriti një numër çështjes në lidhje me konkurrencën në treg dhe punën e Autoritetit të Konkurrencës.

A mund të na shpjegojë, u shpreh zonja Tabaku, kryetari i Autoritetit të Konkurrencës nëse kemi një treg të lirë dhe të konkurrueshëm në fushën e karburanteve, telefonisë celulare dhe ushqimeve?

“Kam kërkuar tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë një raport për marzhin e fitimit të kompanive të karburanteve dhe nuk më ka ardhur ndërkohë që Ministrja Ibrahimaj është shprehur se fiskalizimi si proces është i implementuar plotësisht tek sektori hidrokarbureve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë, i kërkon MFE që të implementojë fiskalizimin. Tani si mund ta kuptojmë ne këtë?”.

Më tej Tabaku theksoi se Autoriteti i Konkurrencës nuk ka mbrojtur interesin publik në lidhje me dy projekte që janë debatuar në publik.

“Debati mbi Portin e Durrësit që sipas letrave dhe shkëmbimeve publike me Komisionerin e Zgjerimit të BE, Varheleyi, kanë qenë në shkelje të konkurrencës nuk morën asnjë reagim nga Autoriteti Konkurrencës. Së dyti, aeroporti i Vlorës që gjithashtu është shënjuar në Progres Raportin e BE si një kontratë në shkelje të konkurrencës” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit