-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Baza e furnizimit për grupet kriminale”, arrestohet 40-vjeçari, çfarë u zbulua në Fushë Kuqe

Kryesoret

40-vjeçari Aleks Lulashi është arrestuar këtë të martë në fshatin Gorre të Fushë Kuqes, në kuadër të operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Ky shtetas kishte në pronësi një banesë, e cila shërbente si bazë ku furnizoheshin me mjete grupe kriminale, me qëllim kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.

Nga kontrollet në brendësi dhe përreth saj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;

-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;

-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;

-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;

-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit