-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afërsisht 736 miliardë lekë, çfarë parashikon buxheti i vitit 2024

Kryesoret

Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 735.9 miliardë lekë, i cili krahasuar me këtë vit ka një rritje pre 30.3 miliardë lekë.

Në vitin e ardhshëm është parashikuar që të ardhurat të arrin në shifrën e 674.6 miliardë lekë, rreth 24.5 miliardë lekë më shumë se në vitin aktual.

Për këtë parashikim me rritje në të ardhurat, Ministria e Financave mbështetet tek pritshmëritë për rritjen ekonomike që përllogaritet 3.8 %.

Vijimi i reformës së pagave për sektorin shtetëror me qëllim arritjen e pagës mesatare 900 euro, do të jetë fokusi i buxhetit për vitin 2024, ku për këtë reformë do të shpenzohen 11 miliardë lekë.

Rreth 7.8 miliardë lekë që do të ndahen për pensionistët që përfshin indeksimin dhe dhënien e bonusit për fund vit.

Sa i takon bashkive, të ardhurat planifikohen në 71.1 miliardë lekë, ku 36.5 miliardë lekë është vlera e transfertës e pakushtëzuar që do të shkojë si mbështetje nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor.

Për investimet publike janë planifikuar 128.5 miliardë lekë, ku 7 miliardë lekë janë të dedikuara për procesin e rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019.

Për vitin 2024 Ministria e Financave pret që të zbresë në 59.5% të PBB-së nga 61.5% i pritshëm për këtë vit. Në vlerë të arrijë në 1 trilionë e 454 miliardë e 516 milionë lekë, me një rritje prej 337 milionë lekë në raport me këtë vit./Shqiptarja.com

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit