-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës ndan fonde për punësimin e grave të mbijetuara nga dhuna

Kryesoret

Qeveria e Kosovës bëri të ditur lansimin e masës së punësimit për gratë e mbijetuara nga dhuna, përmes së cilës synohet punësimi i tyre.

Kryeministri Albin Kurti tha se ekzekutivi do të subvencionojë 70 për qind të pagës për të punësuarat dhe kjo do të vlejë për gjashtë muaj. Sipas Qeverisë, identiteti i grave që aplikojnë, do të ruhet me konfidencialitet të plotë.

“Kur gratë janë në gjendje të sigurojnë jetën financiarisht, ato kanë më shumë mundësi të largohen nga marrëdhënia e dhunshme dhe të fillojnë një jetë të re normale”, tha Kurti.

Me këtë rast, Kurti tha se kjo po i shtohet skemës ‘Qeveria për familjet’, përmes së cilës deri tani kanë përfituar familjet që nuk e kishin askënd të punësuar.

“Vitin e kaluar, në kuadër të skemës ‘Qeveria për familjet’ u siguruam që secila familje në Kosovë të ketë një bazë të të ardhurave me qëllim rritjen e mirëqenies shoqërore. Përfituan 2 mijë e 377 familje, të cilat nuk e kishin askënd të punësuar.

Kësaj skeme po i shtojmë një veçori të re që ka cak punësimin e të mbijetuarave nga dhuna në familje e kjo bëhet krahas përmirësimit të qasjes në shërbime sociale dhe rritjes së mbështetjes për strehimoret e të mbijetuarave nga dhuna në familje.

Nga sot, të gjitha gratë që ishin viktima të dhunës në familje, do të mund të jenë përfituese të kësaj skeme,” tha Kurti.

Kurti ka shpjeguar se gratë duhet të drejtohen në zyrat e punësimit në komunat e tyre përkatëse dhe pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të sigurohen që ato të ndërmjetësohen në biznese të regjistruara, të cilat ofrojnë pozita të lira të punës./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit