-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tymuese e kapsolla/ Çuçi: Vandalë, ulni flakën dhe hajde flasim, komisione nuk ka!

Kryesoret

Qeveria socialiste e miratoi buxhetin për 7 minuta mes tymit, kapsollave dhe kaosit. Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se opozita ka të drejtë për komisionet hetimore, por duhet të rishikojë objektin. Tha se është gati për dialog, por nuk e hapi rrugën për komisionet hetimore.

Revolucioni i karrigeve e patë që është kthyer në qesharake e gjithë kjo histori. Buxheti nuk është miratuar me 5 apo 7 minuta, por pas një diskutimi shumë të gjatë në komisione. Nuk i marrim me zor njerëzit në komisione.

Buxheti është konsultuar me të gjithë grupet e interesit. Mbledhjet kanë qenë të hapura. Seancat plenare bëhen për t’u miratuar. Por pa diskutim ka një anomali. Komisionet janë e drejtë legjitime e opozitës.

Nuk e kemi mohuar asnjëherë. Komisionet që ka kërkuar opozita nuk janë miratuar për shkaqe të objektit të tyre. Pse ata nuk e sjellin sipas kërkesës kushtetuese? Pse nuk e çojnë vendimin tonë në Kushtetuese?

Pa diskutim që do të ngrihen nëse janë sipas përcaktimeve të gjykatës Kushtetuese. Jemi gati të dialogojmë për gjëra që u shërbejnë shqiptarëve. Kur të duan mund te ulen dhe diskutojmë. Dialogu është gjithmonë i dobishëm” tha ai.

Tha se nuk ka presion nga ndërkombëtarët për këtë çështje. “Grupi i PS-së nuk e vendos axhendën sipas ndërkombëtarëve. Nuk shoh asnjë trysni nga ndërkombëtarët për këtë cështje. Fare. Duhet që ata të ulin flakadanët dhe pastaj të flasim” tha ai.

I paralajmëroi opozitarët duke u kujtuar se çfarë ndodh në Itali. “Jemi shumë tolerantë megjithë këtë sjelle vandale të opozitës. E keni parë Zgarbin në Itali që e kapin prej këmbësh dhe krahësh dhe e nxjerrin jashtë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit