-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anketimi/ Pakënaqësia e 15-vjeçarëve me jetën në Shqipëri është rritur vitet e fundit

Kryesoret

Përveç rënies së nivelit mësimor në shkollat shqiptare, anketa globale e 15-vjeçarëve (PISA) gjeti se, ndër nxënësit shqiptarë, pakënaqësia ndaj jetës është rritur.

Në vitin 2022 gati 12% e nxënësve në Shqipëri raportuan se nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre. Ata e vlerësuan kënaqësinë e tyre me jetën midis 0 dhe 4 në një shkallë që varioi nga 0 në 10.

Përveç testit për njohuritë mësimore, PISA zhvillon edhe një anketë me nxënësit dhe drejtuesit e shkollave për të matur fenomenet që prekin nxënësit të tilla si bullizmi. mjedisi shkollor në tërësi edhe në aspektin e infrastrukturës, logjistikës për zhvillimin normal të mësimit.

Në vitin 2022, 86% e nxënësve në Shqipëri raportuan se bëjnë miq lehtësisht në shkollë (mesatarja e OECD: 76%) dhe 85% mendonin se i përkasin shkollës (mesatarja e OECD: 75%).

Ndërkohë, 15% raportuan se ndiheshin të vetmuar në shkollë dhe 15% si një i huaj ose i lënë jashtë vëmendjes në shkollë.

75% e nxënësve në Shqipëri raportuan se, në shumicën e orëve të matematikës, mësuesi tregon interes për të mësuarit e çdo nxënësi, teksa në vitin 2012 rreth 78% e nxënësve mendonin në këtë mënyrë.

Anketa e PISA verifikoi se shumë nxënës studiojnë matematikën në një klimë disiplinore që nuk është e favorshme për të mësuar. Në vitin 2022, rreth 25% e studentëve në Shqipëri raportuan se nuk mund të punojnë mirë në shumicën ose në të gjitha mësimet (mesatarja e OECD: 23%).

Gjithashtu 28% e nxënësve nuk dëgjojnë çfarë thotë mësuesi, 25% e studentëve shpërqendrohen duke përdorur pajisjet digjitale dhe 24% shpërqendrohen nga studentët e tjerë që përdorin pajisje digjitale./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit