-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi-Rama replika në distancë për ‘Xibrakën’: Duket dora e tij ku i jep urdhra SPAK-ut

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi janë duke shkëmbyer replika në distancë në lidhje me rinisjen e hetimeve nga SPAK për çështjen e laboratorit të kokainë në Xibrakë dhe dyshimet e përfshirjes së Olsi Ramës në këtë aktivitet.

Demokrati publikoi disa shkresa përmes të cilave shprehej se SPAK ka rinisur hetimet, e menjëhershme ishte dhe përgjigja e kryeministrit i cili e quajti si ‘kallëzues të rremë’ dhe se për këtë duhet të veprojë ligji.

Dosja Xibraka/ Bardhi thirret në SPAK, Rama: Ke lajthitur!

Replikat nuk përfunduan këtu me Bardhin që  i është përgjigjur kreut të qeverisë me ironi duke thënë ‘piktori bën si jurist’.

Ndër të tjera Bardhi tha se ‘halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës’.

“Kur piktori bën si jurist!

Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat!  Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t’i këshilloja ER të nxirrte Ë.Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre.

E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.

Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:

ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?” thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit