-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, atë ditë shkoi e vetme në shkollë, fati shpëtoi të motrën

Kryesoret

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe prokuroria zbuluan më shumë detaje tronditëse për vrasjen e tmerrshme të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Siç tha Oliver Spasovski, ministri i Policisë së Maqedonisë së Veriut, i dyshuari kryesor Ljupço Palevski-Palco ka marrë informacione për lëvizjet e vajzës së mitur direkt nga babai i saj Aleksandar, i cili po ashtu është në paraburgim bashkë me të dyshuarit e tjerë.

“Glamour.mk” shton pyetjen nëse babai e dinte që motra e Vanjës do të shkonte vetëm në shkollë, kështu që këtë ia ka përcjellë të dyshuarit të parë dhe më pas ka organizuar pjesën tjetër të grupit për të përfituar nga momenti kur ajo ishte vetëm.

Babai nxori vajzën në pritë, ja sekreti i rrëmbimit të 14-vjeçares në Shkup

Por mbeti e paqartë, nëse të dyshuarit kishin për qëllim rrëmbimin e motrës së Vanjas, me të cilën ajo shkon në shkollë.

Siç ka treguar më parë nëna e së miturës për mediat, Vanja atë ditë ka shkuar e vetme në shkollë për shkak se motra e saj ka munguar në orën e parë.

Nga informacionet që ka dhënë për “Slobodna Pechat”, ndërkohë që policia ishte ende në kërkim të vajzës së saj, mësohet se ajo dhe motra e saj zakonisht shkojnë në shkollë bashkë, por ajo humbi orën e parë dhe qëndroi në shtëpi, ndërsa Vanja shkoi vetëm.

VIDEO/ Publikohen pamjet e makinës me të cilën u rrëmbye 14-vjeçarja në Shkup

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit