Arrestohet sot në Kosovë Gëzim Çela.
Çela ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni.
Çela është i njohur për trafikimin e drogës që vinte nga Turqia përmes Bullgarisë , Maqedonisë dhe Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve të tjera perëndimore.
Në vitin 2015 në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.
Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.