-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Lëvizja Studentore solli demokracinë, Rama vendosi diktaturën

Kryesoret

Në kuadër të një eventi për “Ditën e Rinisë” ka folur dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kujtoj vlerat e 8 dhjetorit dhe lëvizjen studentore duke i quajtur si data e dytë më e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

“Në histori nuk ka një datë të dytë tjetër, e cila solli për shqiptarët, një epokë që ata nuk e kishin përjetuar kurrë më parë. Komb i sundimeve qindravjeçare perandorake, të dominuara nga perandoritë, i mbretërive, i diktaturave staliniste.

Më datën 8 dhjetor, studentët nisën lëvizjen e tyre, lëvizje që do ndante epokat për shqiptarët. Lëvizja studentore e 8 dhjetorit ka veçantitë e saj, që e dallojnë atë nga të gjitha lëvizjet antikomuniste të Europës Lindore” tha Berisha.

I cili gjatë fjalës së tij nuk la pa komentuar dhe mbledhjen e Kongresit të Partisë Socialiste nga Edi Rama pikërisht në Ditën e Rinisë.

Për këtë të fundit duke hedhur dhe akuza se qëllimi i “Rilindjes” ishte pikërisht zhbërja e demokracisë.

“Por, siç thotë Xhek Goldstoun, diktatura hakmerret dhe të paktë ishin ata që realizuan pse Edi Rama quajti Rilindje dhe ç’nënkuptonte rilindja e Edi Ramës në fushatën elektorale dhe në vazhdim pas viteve 2013. Rilindja e Edi Ramës, nëse nuk u kuptua atëherë, ishte zhbërja, ishte hakmarrja ndaj demokracisë.

Në 10 vite, ai ia doli të zhbëjë një nga një, arritjet e 8 dhjetorit. Ai ia doli me vendosmëri të vendosë në Shqipëri një narkokraturë, një diktaturë bande. Por një diktaturë, po aq moniste sa ç’ishte diktatura komuniste në kulmin e saj” u shpreh Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit