-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të rinj vdiqën! VIDEO-Momenti kur nxirret makina nga lumi

Kryesoret

Mediat italiane publikojnë pamje të vendit se ku ndodhi aksidenti tragjik që vdiqën tre të rinj, mes tyre dy shqiptarë. Polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit trupat e viktimave.

Viktimat janë të gjithë në të 20-at e tyre. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.

Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit. Familja e të riut është tronditur nga humbja e tij, pasi në një aksident rrugor po në Portogruaro humbën në maj të këtij viti djalin e vogël,19-vjeçarin Admir Hoti.

Sakaq, Egli Gjeci kishte shumë pasion për futbollin dhe kishte ndjekur institutin profesional D’Alessi në qytetin, ku edhe humbi jetën.

Kërkimet e zjarrfikësve në lumë vazhduan disa orë pasi dyshohej se në makinë ishte një djalë i katërt, por kërkimet rezultuan negative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit