-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kongresi nis me lavde për Ramën dhe sulm Berishës, Spiropali: Opozita, çetë zjarri!

Kryesoret

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali hapi kongresin socialist, që Edi Rama e ka cilësuar të jashtëzakonshëm. Ministrja u shpreh se opozita ndez zjarre në Kuvend, ndërsa PS sipas saj, dritë shprese dhe lirie. Tha se liderët e opozitës, referuar Sali Berishës ka frikë nga drejtësia.

Çeta e tkurrur opozitare dhe garda personale e një njeriu të vetëm nuk bën gjë tjetër veçse vjell zjarr dhe thyen karrige. Përgjegjësia se çfarë bëhet keq janë individuale. Ky është dallimi me rivalët që sillen si piromanë.

Një nga shkaqet tona se përse triumfet tona do të shtohen, ne veçse do të fitojmë dhe ata veçse do të humbin. Ata ndezin zjarre, ne i shuajmë. Ne jemi institucion liri, ata peng. Ne jemi vite drite larg atyre” tha ajo.

Kishte një thirrje edhe për situatën brenda PD-së. “Duhet luftuar me abuzuesit dhe dhunuesit edhe brenda nesh, duke  hapur rrugës garës dhe meritës”.

Nuk munguan lavdet për Edi Ramën. “Nuk i lë kusur ambasadorit rus në mes të këshillit të sigurimit” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit