-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laert Haxhiu për median greke: Aldo Bare ka dhënë 1 milion euro për të më vrarë

Kryesoret

I shumëkërkuari i drejtësisë në Shqipëri quhet Laert Haxhiu dhe është i burgosur në Korydallo. Espressonews shkruan se mafiozi shqiptar Aldo Bare ka dhënë 1 milion euro për ta eliminuar atë.

Bare po vuan tashme dënimin në burg, pasi ka kryer krimet më të tmerrshme në qytetin e Lushnjës, në vitin 1997 kur regjimi u trondit nga piramidat financiare.

Në kohën kur Aldo Bare vriste anëtarët e bandave rivale me breshëri kallashnikovi, ai ua priste kokat dhe luante me kafkat, duke treguar se sa i pamëshirshëm është. Ndërsa, Haxhiu u burgos fillimisht në Janinë e më pas është transferuar në Korydhalos.

Ai ka thënë për gazetarin Vassilis Chitos, se Aldo Bare ka paguar shuma të mëdha parash ta vrarë, pasi mes tyre ka një hakmarrje tepër të madhe.

Haxhiu ndodhet në burgjet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit ‘Karaiskaki’ në Athinë.

Hetimet e policisë greke për këto vrasje është dhe arsyja se përse ai nuk ështe ekstraduar për në Shqipëri. Bare thuhet se ka ofruar shumën prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e Haxhiut, pasi Laerti në vitin 2017 vrau dy nipërit e mafiozit në një kafene në Lushnjë.

Fuqia e mafiozit shqiptar Aldo Bare është aq e madhe saqë ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha akuzoi publikisht kryeministrin Edi Rama se ka marrë ryshfet prej 300 mijë eurosh për të shkarkuar prokurorin, që propozoi dënimin e Bares me dy burgime të përjetshme.

Publikohet fotoja e Laert Haxhiut brenda burgut grek

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit