-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria: Janë ngritur 33 aktakuza për krime të luftës në Kosovë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të premten se që nga marrja e përgjegjësisë për ndjekjen penale të krimeve të luftës, ka ngritur 33 aktakuza që përfshijnë 89 persona, pjesa më e madhe të akuzuar në mungesë. Në mesin e tyre janë akuzat e ngritura së fundmi për masakrën e Mejës në komunën e Gjakovës dhe atë në burgun e Dubravës në komunën e Istogut, të cilësuara si dy nga ngjarjet më të rënda gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Për masakrën në Mejë në aktakuzë janë akuzuar gjithsej 53 persona. Pjesa e parë e aktakuzës përfshin grupin prej pesë personash që kanë planifikuar masakrën e Mejës. Pjesa e dytë përfshin grupin prej 11 të pandehurve të cilët në bashkëkryerje me grupin e parë kanë zbatuar planin për masakrën e Mejës.

Grupi i tretë me 37 të pandehur e përbëjnë ekzekutorë të drejtpërdrejtë të cilët kanë kryer masakrën ose në ndonjë mënyrë tjetër kanë kontribuar në kryerjen e saj”, tha Drita Hajdari nga Departamenti për krime lufte në kuadër të Prokurorisë së Posaçme.

Me 27 prill të vitit 1999 në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, 370 shqiptarë u vranë dhe u zhdukën nga forcat serbe. Ndërkaq nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999 brenda burgut të Dubravës u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë. Lexo KETU shkrimin e plote

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit