Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij, me rastin e Kongresin të Partisë Social Demokrate që po zhvillohet në Berlin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve në Berlin.
“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht Olaf Scholz për udhëheqjen e tij Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin.
Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor,” shkruan Rama në platformën “X”.
On the occasion of the SPD Congress in Berlin, I sincerely thank @Bundeskanzler Olaf Scholz for his leadership🙏 The rejuvenated Berlin Process is just one of many successes of our friends and allies in Berlin. Albania will remain deeply committed to this process as the principal…
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2023