Policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët tentuan që të grabisin me armë një banesë në fshatin Prush të Tiranës.
Autorët kanë qenë me një makinë “Audi” ngjyrë të bardhë dhe kanë qëlluar drejt efektivëve.
Mësohet se makina në fjalë është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë dhe se targa është e vjedhur.