Interi pret Udinesen në “San Siro” me synimin për të marrë tri pikët, që do ta rikthenin në krye të renditjes, aty ku momentalisht pozicionohet Juventusi me një pikë më shumë.
Trajneri Simone Inzaghi ka hedhur në fushë nga minuta e parë mbrojtësin Bastoni, i cili ka lënë pas dëmtimin, por edhe të riun gjerman Bisseck, në krah të Acerbit, teksa Darmian ka marrë vendin e Dumfries, që mbetet në infermieri.
44′ Shënon edhe Marcus Thuram. Francezi dërgon në rrjet topin e Mlhitaryan, 3-0 për Interin.
42′ Diagonale e pakapshme, Federico Dimarco kalon në avantazh të dyfishtë skuadren e Simone Inzaghit.
37′ Hakan Calhanoglu nuk gabon nga pika e bardhë, Interi në avantazh.
36′ Ndërhyn VAR-i, penallti për Interin pas rrëzimit të Lautaro Martinez në zonë
25′ Hakan Calhanoglu shkarkon të djathtën, topi ngjitur me shtyllën pingule.
22′ Krosim i bukur nga e majta, por Marcus Thuram nuk koordinohet saktë me kokë.
15′ Reagon Udinese. Kthesë e bukur e Joao Ferreiras, drithërima në portën e Interit.
13′ Provon edhe Federico Dimarco, por Marco Silvestri shfaqet në lartësinë e duhur.
10′ Goditje me kokë e Lautaro Martinez, shtylla shpëton Udinesen./Super Sport