Aston Villa po zhvillon një sezon fantastik deri më tani në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emeri pasi mposhti kampionët në fuqi të Manchester Cityt tregoj forcën e saj dhe kundër Arsenalit,duke triumfuar me rezultatin 1-0.
Goli i McGin në pjesën e parë i mjaftoj vendasve për të marrë tre pikë të rëndësishme.
Dy fitore në pak ditë pikërisht kundër dy ekipeve të cilat sezonin e kaluar dominuan Premier League, dhe janë në garë totale për titullin dhe këtë vit.
Këtu ndoshta llogaritë duhet të ndryshojnë, pasi me fitoret e rëndësishme në javët e fundit ka arritur me meritë vendin e dytë në renditje, 35 pikë, duke lënë pas Arsenalin dhe Man.Cityn dhe e sheh veten vetëm dy pikë larg kreut të mbajtur për momentin nga Liverpool.
Emery dhe të tijët nuk tremben dhe ndoshta mund të rezultojnë surpriza e çmendur e sezonit.