-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Tiranës, Bashkia në shtator 2016: S’kemi para për projektin! Koka kërkoi financim nga buxheti

Kryesoret

Dosja e SPAK për incineratorin e Tiranës zbardh detaje se si ministria e mjedisit kërkoi financim nga buxheti i shtetit pasi Bashkia e Tiranës këmbënguli se nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të përballuar koston e aktivitetit që propozohej.

Në faqen 11 të vendimit të gjykatës që caktoi 11 masa arresti me burg për ish-ministrin Lefter Koka, ish-sekretarin e përgjithshëm Aldi Bllako dhe zyrtarë të tjerë e biznesmenë por edhe 4 masa arrest shtëpie, thuhet se bashkia Tiranë e paraqiti këtë qëndrim në mbledhjen e Komisionit të Dhënies së Koncesionit në datën 20 shtator 2016.

“Me datë 20.09.2016, përfaqësues të shoqërisë propozuese, kanë bërë një prezantim të studimit të fizibilitetit, të dorëzuar nga kjo shoqëri pranë Ministrisë së Mjedisit. Nga përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë është ngritur problematika e mungesës së të ardhurave të Bashkisë për të përballuar kostot e implementimit të projektit. Sipas tyre, tarifa e pastrimit që mblidhet nga ky institucion nuk mjaftonte për të përballuar as shpenzimet që kishte në atë moment Bashkia Tiranë,” thuhet në dosje.

Pas këtij qëndrimi, vihet në lëvizje Ministria e Mjedisit e cila nis përpjekjet për të gjetur financimin e projektit. Në faqen 12 të vendimit të gjykatës, tregohet se tetë ditë më vonë, Ministria e Mjedisit kërkoi mbështetje nga Ministria e Financave.

“Me datë 28.09.2016, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dërgon Ministrisë së Financave kërkesa për miratim paraprak të studimit ekonomiko financiar, për procedurën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”.

Ndër të tjera, përshkruhet se për 8 vitet e para, Bashkitë e Qarkut Tiranë, konkretisht Bashkia Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë nuk disponojnë të ardhura të mjaftueshme për depozitimin e mbetjeve në impiant dhe propozohet që për këto 8 vite, këto institucione të mbështeten financiarisht nga qeveria qëndrore,” citohet në dosje./Shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit