-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Temat “kombëtare” dominojnë fushatën zgjedhore në Serbi

Kryesoret

Nga gjithsej 13 lista zgjedhore, tash për tash, që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor, më shumë se gjysma e bazojnë narracionin e tyre parazgjedhore në “temat kombëtare”.

Kosova, Rusia apo “mbrojtja e interesave të serbëve jashtë kufijve të vendit”, janë disa nga temat më të përmendura të segmentit kombëtar në mesazhet zgjedhore.

Kësisoj, presidenti i Serbisë dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Alleksandar Vuçiç, më 20 nëntor, deklaroi se ka frikë se viti 2024 do të sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira.

“Kur e them këtë, mendoj për secilin lloj të kërcënimit ndaj popullit tonë në Kosovë dhe Metohi, por edhe në Republikën Sërpska dhe në shumë pjesë të tjera të rajonit tonë,” tha Vuçiç në përkujtimin e 182 vjetorit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU).

Ivica Daçiç, kreu i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe partner i koalicionit të progresistëve, e prezantoi gjithashtu partinë e tij në fushatën parazgjedhore si mbrojtëse të “interesave kombëtare” të serbëve “kudo që jetojnë”.

Në një tubim parazgjedhor në Lubovijë, një qytet në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Daçiç tha se entiteti i këtij shteti, Republika Sërpska, u krijua “mbi themelet e politikës së SPS-së” dhe se është “një pasuri historike, të cilën jemi gati ta mbrojmë”.

“Ekzistenca e Republikës Sërpska nuk guxon të rrezikohet nga askush, ashtu siç nuk duhet të rrezikohet as jeta e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Kosova është Serbi, Serbia është Kosovë,” tha Daçiç më 18 nëntor./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit