-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmuesi që pret ftesë nga Silvinjo realizon super golin në Dinamon e Zagrebit

Kryesoret

Arbër Hoxha, sulmuesi i Slaven Belupos, që disa muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare dhe është në pritje të një ftese nga Silvinjo, po kalon një moment spektakolar në elitën e futbollit kroat.

Falë golave dhe klasit të tij, 25-vjeçari ka zgjuar interesin e klubit prestigjioz të Dinamos së Zagrebit, që pritet të derdhë në arkat e Slaven Belupos 2 milionë euro, për të siguruar shërbimet e sulmuesit, i cili mbrëmjen e sotme rembeu sërish skenën, duke shënuar një gol fantastik me parabol, në triumfin 2-4 që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Rijekës.  

Hoxha realizoi golin e “pokerit” pesë minuta përpara fundit të ndeshjes, teksa ky ishte realizimi i pestë sezonal në kampionatin kroat për sulmuesin shqiptar. Ai u nis me top nga mesi i fushës dhe mposhti portierin kundërshtar me një parabolë plot klas, duke mahnitur të gjithë sportdashësit e pranishëm në shkallët e stadiumit. Për më tepër shikoni golin.  

 

PANORAMASPORT.AL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit