-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grushte dhe shqelma, derbi i Kroacisë përfundon në kaos total

Kryesoret

Skena të rënda dhune janë regjistruar gjatë derbit të Kroacisë mes Split dhe Dinamo Zagreb.

Përveç se një derbi kësaj radhe qëlloj dhe një ndeshje kupe, e cila u mbyll me fitoren e miqve.

Për herë të dytë radhazi brenda pak ditësh, Dinamo e Zagrebit mposhti Hajdukun në garën për një vend në finalen e Kupës së Kroacisë në. Kuptohet që tifozët e Hajdukut, “Torcida” nuk mund të kënaqeshin me rezultatin. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas pushtuan fushën dhe kërkuan një konflikt me “Bad Blue Boys” të Dinamos.

Përplasja mes rivalëve më të mëdhenj kroatë u pengua nga policia, por tifozët vendas i trembën futbollistët miq. Lojtarët e Dinamos u larguan nga tifozët dhe u “zhdukën” me shpejtësi në dhomat e zhveshjes. Disa tifozë hodhën ulëset nga tribuna drejt policisë.

Shtatëmbëdhjetë oficerë u plagosën, kryesisht nga objektet e hedhura në drejtim të tyre, dhe tre u shtruan në spital, njëri me lëndime të rënda, thuhet në deklaratë.

Një automjet policie u dëmtua gjithashtu dhe 54 persona u arrestuan dhe zjarrfikësit u kërkuan në vendngjarje për të shuar disa zjarre të nisura në kazanët aty pranë.

Dhuna u dënua nga zyrtarë, përfshirë kryeministrin Andrej Plenkoviç, i cili tha se nuk kishte “vend për dhunë në sport”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit