-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të fuste fishekzjarrë dhe kapsolla, arrestohet 60-vjeçari në Morinë

Kryesoret

Një 60-vjeçar me inicialet M. Gj., ka rënë në prangat e policisë në Morinë, pasi tentoi që të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë, Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Touran”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit