Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën një personi mbasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 në Golem,Lushnjë, ku siç raportohet nga policia një shofer S.V., 64-vjeç teksa drejtonte makinën e tij tip “Volswagen” ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.
64 vjeçari i cili është banues në Pojan, është shoqëruar nga uniformat blu në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.