-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media serbe: Vuçiç fut në fushatë Radoiçiçin për të bindur serbët ta votojnë

Kryesoret

Për të siguruar mbështetje absolute të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Progresive Serbe dhe Lista Serbe angazhuan të gjitha resurset shtetërore, qendrat shëndetësore, institucionet arsimore, qendrat për punë sociale, shkruan Radio Gorazdevaci.

Sipas kësaj medie, Milan Radoiçiç, përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit kundër Policisë së Kosovës dhe i cili u shpall në kërkim nga Interpoli, është angazhuar në këtë mision, duke i takuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Rashkë në gjysmën e dytë të nëntorit.

Disa burime kanë konfirmuar për Radio Gorazhdecin se në takimin me kryenegociatorin serb, Peter Petkoviç në fund të nëntorit në Rashkë janë ftuar vetëm zyrtarët e Partisë Progresive Serbe dhe se përveç takimit me Petkovicin, dyshohet se ka pasur një takim të veçantë me Milan Radoiçiçin, i cili për shkak të ngjarjeve në Banjskë është shpallur në kërkim nga Interpoli.

Nga e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe nuk i kanë kthyer përgjigje kësaj medie në lidhje me takimin e përfaqësuesve serbë me Petkoviqin dhe Radoiçiçin. Zgjedhjet parlamentare dhe lokale të Serbisë janë caktuar për 17 dhjetor, gjatë të cilave serbët e Kosovës do të mund të votojnë në Rashkë, Tutin, Bujanoc dhe Kurshumli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit