-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politologu amerikan: Moska do që të “shtyjë” Serbinë në një konfrontim ushtarak me Kosovën

Kryesoret

Regjimi rus po ndjek një strategji globale që të kujton epokën sovjetike.  Kështu mendon politologu i njohur amerikan, Janusz Bugajski. Sipas tij, qëllimi i tij është të përçajë, dobësojë dhe mposht aleancën perëndimore. Por këtë herë Moska nuk po inkurajon pushtimin komunist si në Kubë, Vietnam, Angola apo Afganistan, por në vend të kësaj po nxit konflikt në disa rajone, duke përfshirë Lindjen e Mesme, Amerikën e Jugut dhe Ballkanin Perëndimor.

“Shtytja e përshpejtuar e Rusisë për të ndezur konfliktet rajonale tregon frikën e saj për të humbur luftën në Ukrainë. Moska po përpiqet të fshehë humbjet e saj nga lufta: Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se gati gjysma e forcave konvencionale të Rusisë u vranë ose u paaftësuan dhe sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake u shkatërruan. Megjithëse Moska po mobilizon më shumë rekrutët, ata janë të trajnuar dobët dhe humbjet kanë filluar të ndikojnë në kundërshtimin e publikut ndaj luftës në Rusi. Një përparim ukrainas me armët e nevojshme me rreze të gjatë veprimi të NATO-s në një nga rajonet e pushtuara do të kishte një ndikim shkatërrues në moralin dhe aftësitë ruse”, thotë ai.

Duke nxitur konfliktin në vende të tjera, sipas Bugajksit Moska synon të reduktojë mbështetjen ushtarake perëndimore për Kievin, të shpërqendrojë politikëbërësit në Uashington me kriza të reja dhe të ndihmojë në forcimin e qeverive antiperëndimore. Konflikti i fundit po nxitet midis Venezuelës dhe Guajanës, sepse qeveria socialiste e Nicolás Maduro në Karakas është një nga aleatët e paktë të Putinit.

Lexo shkrimin e plotë në/GazetaSinjali/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit