-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba drejt efektivëve! Si e grabitën “policët” shtëpinë e të moshuarve në Tiranë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Prush të Tiranës, ku një banesë ku ishin dy të moshuar u tentua që të grabitje. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës. Dyshohet se 5 persona, të veshur me uniformë policie zbarkuan në shtëpinë e dy të moshuarve, ndërsa u prezantuan si policë.

Ata pasi kanë hyrë brenda kanë nisur kontrollet për të gjetur sende me vlerë dhe për t’i vjedhur, ndërsa në këto momente të moshuarit kanë nuhatur se nuk bëhej fjalë për policë. Çifti i të moshuarve ka nisur të bërtasë, ndërsa zhurmat kanë alarmuar fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Kjo e fundit mbërriti në vendngjarje, ndërsa u përplas dhe me tre prej autorëve, që u larguan me një mjet tip ‘Audi’, ndërkohë që dy të tjerë u larguan në këmbë nga kodra e fshatit. Makina e grabitëseve, të cilët nuk dihet nëse kanë arritur të marrin diçka nga banesa, është larguar drejt kombinatit dhe më pas drejt Liqenit të Thatë.

Fatmirësisht banesa që ra pre e tentativës së grabitjes, ishte e pajisur me kamera sigurie, të cilët i janë dorëzuar policisë. Kjo e fundit po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Kujtojmë se në këtë zonë, në Vaqarr, një karburant ra pre e grabitjes./BW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit