-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të arrestuarit për inceneratorin e Tiranës dalin sot në gjyq

Kryesoret

Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet këtë të hënë seanca për dhënien e masës së sigurisë për 15 të ndaluarit e pak ditëve më parë për inceneratorin e Tiranës. Mes tyre është ish drejtoresha juridike e ministrisë së Mjedisit Alba Thoma si dhe Drejtori i përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës Taulant Tusha.

Lista
Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, i burgosur prej dhjetorit të vitit 2021 dhe i shpallur fajtor e dënuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

Alqi Bllako, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, i burgosur nga Prilli 2022, i shpallur fajtor për aferën e inceneratorit të Fierit dhe i pafajshëm për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Pëllumb Abeshi, ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, i dënuar me burgim për aferën e inceneratorit të Fierit.

Mirel Mërtiri, “bosi” në hije i inceneratorëve, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

Klodian Zoto, pronari në dukje i inceneratorit të Fierit, i shpallur në kërkim, i dënuar për aferën e Elbasanit dhe të Fierit.

Erjon Murataj, ish-zyrtar në Bashkinë Fier, nën masë sigurimi që prej aferës së inceneratorit Fier.

Taulant Tushe, drejtor i infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës

Namik Simixhiu, ish-zyrtar në Ministrinë e Mjedisit

 Jetmir Llapaj

Etleva Kondi, ish-zyrtare e lartë në Ministrinë e Mjedisit

Valbona Ballgjini

Sidita Kola 

 Alba Thoma, ish drejtoresha juridike e ministrisë së Mjedisit

Sidita Kopliku

Bledar Karoli

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit