-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kryemadhi: Skandali i ri me inceneratorin e Tiranës

Kryesoret

Ish-kryetarja e LSI-së, deputetja Monika Kryemadhi doli sot para mediave për të zbuluar detaje të reja nga investigimi që ka bërë për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Sot depozitoj në SPAK shtesën me 17 faqe që ia drejtoj SPAK-ut që është me fakte dhe prova shkencore dhe ligjore, sesi bashkia e Tiranës ka lejuar një ndërtim pa leje në 15 hektarë dhe ka kryer dëm mjedisor, ka ushtruar presion ndaj kompanive të ndërtimit, që përmes kompanive të ndërtuara nga drejtorë të bashkisë për të depozituar dherat, paratë te inceneratori, por dherat në hapësirë tjetër. Ky është komunikimi im i pestë me SPAK-un” tha ajo.

Deputetja e PL-së tha se sot po paguhet nga shteti pa u monitoruar kontrata. “Bashkia Tiranë nuk ka çuar përfaqësues. Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari.

Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar” tha ajo.

Kryemadhi foli edhe për depozitimin e dherave. “Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato janë depozituar jashtë inceneratorit. Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit