-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anglia miraton marrëveshjen për emigrantët e paligjshëm, çfarë i pret shqiptarët?

Kryesoret

Një lajm i keq vjen për të gjithë emigrantët shqiptar në Angli, ligjvënësit britanikë kanë dhënë miratimin për projektligjin i cili lejon zbatimin e marrëveshjes mes Britanisë dhe ruandës për emigrantët.

Kjo marrëveshje shkaktoi mjaft polemika në radhët e konservatorëve, por kryeministri Rushi Sunak, ka mundur të sigurojë shumicën e votave parlamentare për arritjen e marrëveshjes.

“Populli britanik duhet të vendosë se kush do të vijë në këtë vend, jo bandat kriminale apo gjykatat e huaja,” tha Sunak.

 

Fillimish më 15 nëntor Gjykata e Lartë e Britanisë nuk lejoi zbatimin e saj, pasi  argumentoi se Ruanda nuk ishte një destinacion i sigurt për dërgimin e azilkërkuesve dhe shkeleshin të drejtat themelore të njeriut.

Pas kësaj ‘disfate’ Sunak rihartoi marrëveshjen, duke nënvizuar se tanimë nuk kishte asnjë pengesë ligjore që do të ndalonte uljen e avionëve të mbushur me emigrantë të paligjshëm në Ruandë.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit