-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koha mbaroi! UEFA mbyll aplikimet për biletat në Europian, ja si caktohen fituesit

Kryesoret

Afati për të aplikuar për bileta në Europianin e Gjermani 2024, ku merr pjesë edhe Shqipëria, ka skaduar më 12 dhjetor.

Në dispozicion të tifozëve u lanë 10 ditë kohë për të aplikuar në faqen e dedikuar të UEFA-s, ndërsa për shkak të kërkesave të larta fituesit do përcaktohen përmes lotarisë.

Tifozët fitues  do të njoftohen nga UEFA deri në fund të janarit, ndërsa më pas ata do të vendosin nëse do ta blejnë apo jo biletën.

Gjithsej janë në shitje 1 milionë bileta, ndërsa çdo kombëtare zyrtarisht do ketë 10 mijë tifozë për ndeshje. Këtu pa përfshirë ata të cilët blejnë bileta si tifozë neutralë dhe duke qenë se stadiumet e Gjermanisë janë të mëdha, pritet të ketë një numër të lartë biletash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit