Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me mbështetësit e tij në qytetin e Shkodrës.
Në këtë takim ai u zotua se mosbindja civile do të vazhdojë dhe do të jete “vullkani” që do të përmbysë narko diktaturën njëherë e përgjithmonë
Ish-kryeministri u ndal dhe tek kërkesa e SPAK heqjen e imunitetit të tij, si deputet nga Kuvendi.
Për këtë ai deklaroi se kryeministri Rama mund të mendojë se do t’i mbyllë gojën në këtë mënyrë, por ai paralajmëroi se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Ai mendon se duke vendosur ne arrest Sali Berishën do mund t’ja mbyllë gojën, përkundrazi… ja zotohem këtu se mosbindja civile do të jete vullkani që do të përmbysë këtë narko diktaturë njëherë e përgjithmonë. Ky vullkan nuk mund të jetë askund tjetër se në Shkodër”, u shpreh Berisha.