Victor Osimhen udhëhoqi Napoli në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe agjenti i tij Roberto Calenda është gati për një takim tjetër me klubin pas këtij suksesi Evropian.
Sulmuesi 24-vjeçar nigerian u emërua “Futbollisti Afrikan i Vitit” të hënën në një ceremoni në Marrakech, Marok dhe u rikthye menjëherë në aksion për klubin e tij, duke luajtur 69 minuta në ndeshjen e tyre vendimtare në Champions League përball Bragës.
Osimhen gjeti rrjetën në këtë përballje duke vulosur sfidën në shifrat 2-0, goli i shtati i tij në sezon në të gjitha garat. Kontrata e tij skadon me klubin për 18 muaj, por Aurelio De Laurentiis së fundmi deklaroi se një marrëveshje e re ishte pothuajse plotësisht dakord.
Siç raportohet nga Corriere dello Sport përmes TMW, agjenti i Osimhen, Roberto Calenda ishte në tribunat e Stadio Diego Armando Maradona për të parë fitoren e Napolit ndaj Bragas dhe ai tani pritet të takohet me De Laurentiis.
Takimi mund të jetë hapi kyç përpara për rinovimin e kontratës së sulmuesit nigerian, i cili ende nuk është finalizuar pavarësisht pretendimeve të presidentit të Napolit në fillim të këtij muaji se palët ishin në ‘fazën e nënshkrimit’.
Osimhen mund të ketë interes në afatin kalimtar të janarit nëse rinovimi i kontratës së tij nuk finalizohet para muajit të ardhshëm, duke qenë qendërsulmuesi më emocionues i disponueshëm në tregun e transferimeve aktualisht.