-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E trishtë! Ndahet nga jeta poeti dhe gazetari i mirënjohur shqiptar

Kryesoret

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Musa Vyshka  i cili ka një poet dhe gazetar i mirënjohur.

Lajmi është publikuar nga familjarët e të ndjerit.

“Me hidhërim të thellë lajmëroj ndarjen nga jeta të babait tonë, poetit, pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Musa Vyshka”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij për ndarjen nga jeta të Vyshkës.

I lindur në 1942 në Elbasan, Vyshka i përket një ndër plejadave më të shkëlqyera të krijuesve shqiptarë. Ai u diplomua në degën “Gjuhe-Letersi” në Tirane 1960-1964.

Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit Musa Vyshka ishte pedagog i Letërsisë dhe ka ushtruar profesionin e gazetarit.

Gjatë aktivitetit të tij, Vyshka ka lënë gjurmë si autor i dhjetra librave me poezi, por edhe me tregime.

Ai do të mbahet mend edhe si gazetar me themelimin e gazetës “Fjala e lire”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit