Opozita nuk heq dorë nga tentativa për t’u futur brenda parlamentit me cdo kusht. Të dyja dyert e hyrjes së parlamentit, kryesorja dhe e dyta pas, ku futen kryetarja e kuvendit, kryeministri dhe personalitetet është në hyrjen e gardës.
Drejt saj për të hyrë u drejtua deputetja Olta Xhaçka, por kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, Paloka dhe të tjerët nuk e kanë lejuar. Ka pasur edhe një debat me akuza mes tyre.
Debati
Xhaçka: Dil andej, dil.
Bardhi: Hajdut mos më prek me dorë
Xhaçka: Dil, andej
Bardhi: Nuk është hyrja brenda për investitorët strategjikë
Xhaçka: E di unë si e do ti përgjigjen
Bardhi: Bëhu gati, bëj gati kyçet e dorës se përgjigjen do ta japësh në SPAK.
Xhaçka: O legen, o burracak. Ik andej








