-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam e pakënaqur me pagën 3000 euro!” Kush është presidentja e cila e pohoi

Kryesoret

Ashtu si paraardhësi i saj Borut Pahor, i cili më shumë se një dekadë më parë u ankua se ishte e vështirë t’ia dilte me 3000 euro në muaj, duket se edhe presidentja aktuale e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, është e pakënaqur me pagën e saj.

Portali slloven 24ur posedon një letër të shefit të kabinetit të presidentit të Republikës së Sllovenisë, Uros Krek, të cilën ai ia dërgoi në fund të muajit nëntor ministrit të Financave, Klemno Bostjancic, i cili në atë kohë ishte ministër i Administrata Shtetërore.

Ai shtron pyetjen “për kushtetutshmërinë e vërtetë të nenit 23, paragrafi i dytë i Ligjit për sistemin e pagave në sektorin publik”, i cili përcakton se zyrtarët, pra Natasa Pirc Musar, nuk kanë të drejtë për shtesa, përveç shtesës për kohëzgjatjen e shërbimit.

Neni i lartpërmendur bën përjashtim për gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit, pasi u njeh të drejtën për pagesë të dygjuhësisë, kompensim pune, kompensim për orar të pafavorshëm të punës dhe gatishmëri, raporton klix.ba.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur për këtë dhe ka konstatuar se nuk ka mosmarrëveshje me Kushtetutën, nga zyra e presidentit mendojnë se zgjidhja nuk është adekuate.

“Zyrtarët e tjerë janë vendosur në një pozitë të pabarabartë ose më pak të favorshme krahasuar me gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit,” ka shkruar Krek.

Ai përkujtoi se zyrtarë të caktuar, përfshirë Presidenten e Republikës dhe të gjithë zyrtarët në pozitën e saj, nuk kanë të drejtë në asnjë shpërblim, pra as shpërblim që u takon zyrtarëve të organit gjyqësor dhe as në një shumë të madhe që u takon deputetëve, si dhe kompensimin për pandashmërinë e detyrës, megjithëse kjo detyrë vlen edhe për ta./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit